Aksidenti tragjik hekurudhor në Spanjë, qeveria shpall tre ditë zie për viktimat

Qeveria spanjolle ka konfirmuar zyrtarisht sot tre ditë zie kombëtare, pas aksidentit tragjik hekurudhor që ndodhi të dielën në Adamuz, Kordoba, nga i cili ngelën qindra viktima.

Ky vendim u njoftua nga Kryeministri Pedro Sánchez, i cili do të mbetet në fuqi nga mesnata e sotme deri të enjten.

Ndërkohë gjatë këtyre ditëve flamujt në ndërtesat publike do të ulen në gjysmështizë në shenjë zie, dhe qytetarëve u është bërë thirrje të ruajnë një atmosferë respekti dhe solidariteti ndaj atyre që janë prekur nga tragjedia.

Kujtojmë se aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e së dielës, kur dy trena u përplasën në rajonin e Andaluzisë, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 39 personave dhe plagosjen e më shumë se 150 të tjerëve.


Shtuar 19.01.2026 16:10