Përmbytjet në Korçë/ Disa zona ende pa energji, si paraqitet situata

Prefektura e Korçës, ka ndarë detaje lidhur me situatën aktuale nga reshjet e shiut dhe përmbytjet në këtë qark. Në njoftimin e mëposhtëm, thuhet se temperaturat kanë qenë nën zero dhe është kryer kriposje në zonat problematike.

Ndërkohë, në segmentet Ersekë–Leskovik dhe Maliq–Kufi Gramsh, qarkullimi vijon normalisht.

Bëhet me dije se ka një numër të kufizuar abonentësh pa energji elektrike.

Konkretisht në zonën e Maliqit janë 14 abonentë ruralë, në zonën e Pogradecit janë 4 abonentë private, ndërsa zonën e Gjançit janë 2 abonentë.

Gjithashtu, njoftohet se vijon puna për mbylljen e çarjes së argjinaturës së lumit Devoll, me angazhimin e mjeteve të Ministrisë së Mbrojtjes, në bashkëpunim me Bashkinë Maliq dhe Drejtorinë e Ujitjes dhe Kullimit.


Shtuar 13.01.2026 10:55