Reshje shiu dhe dëborë/ Lajda Porja: Ja si pritet të jetë moti dhe temperaturat në vend këtë javë (VIDEO)

Në një lidhje nga “Meteoalb” në studion e lajmeve në “Ora News”, sinoptikania e njohur Lajda Porja, dha parashikimin se si pritet të luhatet moti dhe temperaturat në vend këtë javë.

Sipas saj, do të ketë reshje shiu dhe dëbore në majat e maleve.

Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme, me intensitet të ulët deri mesatar, në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat tha Porja, do të jenë kryesisht të ngrohta, ndërsa të premten do të jetë dhe dita më e ftohtë e javës.

“Është një janar tipik dimri me temperatura të ulëta, reshje të bollshme shiu që do të vijojnë gjatë gjithë muajit”, u shpreh ndër të tjera Lajda Porja.

 


Shtuar 5.01.2026 10:00