Lapaj pësoi dëmtime në kokë pas përplasjes me policinë! Përfundojnë të Trauma 2 protestues dhe 2 efektivë

Mbrëmjen e djeshme, në Spitalin Universitar të Traumës, janë paraqitur për ndihmë mjekësore pesë persona, mes të cilëve dy efektivë të Policisë së Shtetit.

Adriatik Lapaj, pas ekzaminimeve të kryera, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por vijon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Ai mbetet ende i hospitalizuar, duke marrë trajtimin e nevojshëm nga stafi mjekësor.

Gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit për shpërndarjen e protestuesve, dyshohet se Lapaj ka pësuar dëmtime në kokë nga një bombol gazi.

Sipas burimeve zyrtare, njëri prej efektivëve ka lënë ambientet e spitalit pas marrjes së ndihmës së nevojshme, ndërsa tjetri vijon të jetë i shtruar nën kujdesin e mjekëve.

Burimet bëjnë me dije se edhe gjendja e tyre shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën.