Diva botërore e popit ka kaluar një moment aspak të rehatshëm në Meksikë, ku është sulmuar nga një fans.
Daily Mail shkruan se një fans i tërbuar, ka tentuar të sulmojë bukuroshen me origjinë shqiptare, por në mbrojtje të kësaj të fundit, janë vënë truprojat, të cilët e kanë neutralizuar në vend autorin.
Në pamjet e publikuar në rrjet, shihet Dua duke kaluar në mes të një turme, e teksa kalon mes për mes tyre, një person shfaqet dhe përpiqet ta sulmojë.
Dua e ka kaluar me qetësi këtë episod dhe shihet teksa futet në makinë. Sipas mediave britanike, Dua ndodhet në Meksikë, pasi do të marrë pjesë në fotosesione për kompaninë Yves Saint Laurent.