Ibra: Maldini po më bën presion që të nënshkruaj kontratën

Zlatan Ibrahimovic ka folur mbi të ardhmen e tij te Milani, dhe kontatrëtën e re që pritet të firmosë.

Kontrata e Zlatan Ibrahimovic me Milanin do të skadojë në qershor, por suedezi u ndal pas ndeshjes ndaj Fiorentinas të flasë për situatën.

Ibrahimovic pas ndeshjes u pyet nga gazetari për kontratën e tij, por ai si duket ishte në humor të mirë pas fitores dhe e morri me sportivitet situatën.

“Paolo Maldini po bën presion mbi mua”, tha ai.

“Ai dëshiron të më tregojë se unë e meritoj këtë zgjatje të kontratës”, shtoi ai.

“Vetëm bëj shaka, gjithçka është nën kontroll”, tha Ibrahimovic duke qeshur.

“Ne flasim shumë, kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, do të shohim çfarë do të ndodhë, nuk jam me nxitim”, përfundoi Zlatan Ibrahimovic.


Shtuar 22.03.2021 13:41