Reperi Gjesti ka marrë së fundmi një surprizë të veçantë nga motra dhe bashkëshorti i saj, të cilët kanë vendosur ta vizitojnë papritur në shtëpinë e tij.
Në një video të publikuar në TikTok, Gjesti shihet teksa hap derën dhe mbetet i befasuar kur përballë sheh dy familjarët e tij, të cilët i kishin përgatitur këtë vizitë të papritur.
Të lidhura
None found
I emocionuar nga prania e tyre, reperi nuk i ka fshehur ndjenjat, duke u shprehur: “Më keni gëzuar, kam qenë shumë i vetmuar”.
Ndërkohë, videon e ka shoqëruar edhe një mbishkrim emocionues nga motra e tij dhe bashkëshorti i saj: “Edhe na dimë me ta dridh”.
https://vt.tiktok.com/ZSpkDAbNE/








