Këtë të premte 2 janar 2026, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Orikum të Vlorës, ku një çift bashkëshortësh është gjetur pa shenja jete në banesën e tyre.
Viktima, Sose Xhebro, rreth 40-vjeçe, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes.
Sipas të dhënave paraprake nga grupi hetimor, dyshimet e para janë se ajo është vrarë nga bashkëshorti i saj, Llogora Xhebro.
Po ashtu, dyshohet se pas vrasjes së bashkëshortes, Llogora Xhebro, ka vrarë edhe veten.
Rrethanat dhe dinamika e plotë e ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe janë objekt i hetimeve në vijim.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë familjare.

