Një aksident është shënuar këtë të shtunë në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, ku një automjet ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur pak momente më parë, ndërsa i dëmtuari është transportuar drejt spitalit ku po merr ndihmën mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shtetasi i dëmtuar mund të ketë konsumuar alkol.
