Një aksident ka ndodhur sot në afërsi të fshatit Dushar në Maliq. Mësohet se një mjet tip “IFA” I ngarkuar me dru është përmbysur pasi ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën një person.
Mësohet se viktima është 38 -vjeçari Marsel Nazifi, drejtor i pyjores pranë bashkisë së Maliqit.
Ambulanca dhe policia janë nisur për në vendngjarje, ndërsa mësohet se trupi i pajetë është nxjerrë nga banorët.
Vijon…