“Ishte shumë rëndë”, Shkurta tregon historinë se si është larguar nga Kosova gjatë luftës

Në një bisedë me Alba Pollozhanin dhe Labinot Rexhën, Shkurta Haxhiu, ka ndarë detaje nga periudha e luftës, duke përshkruar jetën e vështirë si refugjate.

“Ne kemi qenë në Maqedoni, aty ka pasur shumë refugjatë, ka qenë jeta shumë e rëndë, sa edhe për bukë ke hjek”, tha Haxhiu.

Ajo shpjegoi se kur ishin larguar nga Prishtina, nuk kishte pasur asnjë ide për çfarë po ndodhte.
“Kur jemi nisur, unë s’kam ditë asgjë çka po ndodh”, theksoi mes tjerash.

Por, kujton me gëzim momentin kur kishin arritur të gjenin ushqim dhe se si kishin arritur të largoheshin nga kampi ku kishin qëndruar.

“Ka pasur njerëz që kanë vdekur edhe për bukë. Ka pasur raste ka dy apo tri ditë kanë ngelur pa ngrënë dhe pa pirë”, shtoi në vazhdim.

Shkurta ka dhënë edhe detaje të tjera se si ka rrjedhur e gjithë ngjarja.


Shtuar 24.12.2025 15:27