Ditën e shtatë të revoltës popullore, qendra e kryeqytetit është përfshirë nga një prani e gjerë e efektivëve të Policisë së Shtetit dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Sipas raportimeve nga terreni, pranë selisë qendrore të Partisë Socialiste janë shoqëruar me forcë protestues, ndërsa janë evidentuar edhe raste dhune.
Të lidhura
None found
Dhjetëra furgonë policie kanë vendosur rrethim përgjatë zonës pranë Ministrisë së Brendshme dhe në hyrje të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Efektivët po kontrollojnë me rreptësi çdo grup të rinjsh që përpiqet të mblidhet ose të marshojë drejt institucioneve qendrore, ndërsa shoqërimet dhe arrestimet kryhen menjëherë. Kjo e ka shndërruar zonën në një perimetër të fortë policor.






