Vlera e re e vendos krah Ismajlit, Medon Berisha shton miliona euro në treg

Medon Berisha është njohur sot me vlerën e tij të re në tregun e “transfermarkt”. Mesfushori i Kombëtares vlerësohet tashmë 6 milionë euro, nga 1.5 milionë euro që ishte më parë.

Rritje e jashtëzakonshme për 22-vjeçarin, i cili ka spikatur në pjesën e parë të sezonit. Te Leçe bëhet lojtari i tretë më i vlerësuar. Vlera e tij nga lojtarët që përfaqësojnë Shqipërinë është e barabartë me Ardian Ismajlin, që mban vendin e gjashtë.

Berisha po kalon një dëmtim, i cili pritet ta mbajë edhe për rreth 3 javë jashtë fushave të blerta. Sa i përket vlerës së tij, mund të thuhet se nga fundi i vitit 2024 ku vlente 1 milion euro, rritja është e dukshme.

Berisha numëron paraqitje me Kombëtaren në dy miqësore, një ndeshje të Ligës së Kombeve dhe një tjetër në Europianin e Gjermanisë. Për kualifikueset e fundit të Botërorit nuk mori asnjë minutë.


Shtuar 23.12.2025 17:16