Aksident në aksin Cërrik–Belsh, shoferja përplas të këmbësoren në vijat e bardha

Ditën e sotme rreth orës 14:05, një aksident rrugor është regjistruar në aksin rrugor Cërrik–Belsh, ku një automjet i drejtuar nga një grua ka përplasur një të moshuar, e cila po kalonte rrugën në vijat e bardha.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesja e mjetit dyshohet se nuk ka qenë e vëmendshme në momentin e ngjarjes, duke përplasur këmbësoren dhe duke i shkaktuar plagë të rënda.

Si pasojë e goditjes, e dëmtuara ka humbur edhe ndjenjat.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur autoambulanca dhe shërbimet e policisë, të njoftuara nga dëshmitarë okularë.

E moshuara është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shtuar 21.12.2025 15:03