Zëvendësuesi i Guardiolës te Mançester Siti? Mareska: S’kam kohë për këto spekulime

Trajneri i Çelsit, Enco Mareska, ka folur për spekulimet që lidhin atë për një kalim të mundshëm në Mançester Siti.

Lajmet e fundit, thonë se Mareska është kandidat për të zëvendësuar trajnerin, Pep Guardiolën.

“Nuk më prek mua, sepse e di që 100 për qind janë spekulime. Nuk kam kohë për gjëra të tilla. Kam një kontratë këtu deri në vitin 2029. Fokusi im është këtu, në këtë klub dhe jam krenar. Një javë më parë ishte e njëjta gjë në Juventus. Nuk i kushtoj rëndësi. E di se nga doli ky lajm, por është spekulim”, u shpreh Mareska, duke reaguar pas lajmeve të dala në shtypin dhe mediat e mbarë Europës.


Shtuar 21.12.2025 12:21