Prokuroria e Tiranës, ka shpallur në kërkim Eno Agasin, i cili është djali i xhaxhait të Ergys Agasit. Raaportohet se urdhër arresti është dhënë nga prokurori Bledar Valikaj.
Mësohet se Eno Agasi, ka hequr verën miliona euro e zbuluar në kantinën e Ergys Agasit.
Lala bën me dije se pasi ishte bërë inventari, vera ishte lënë në kantinë pasi s’mund të transportohej natën nga doganat. Por më pas, kur kanë shkuar të nesërmen për ta marrë, vera ishte hequr.
Ndërkohë, vetë biznesmeni Ergys Agasi është në kërkim, pasi akuzohet nga SPAK se krijoji bashkë me Ermal Beqirajn, një grup të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderave të AKSHI-it, duke përdorur dhunë dhe pengmarrje.
Dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, akuzohen nga SPAK për 6 vepra penale: pastrim parash, shkelje e barazisë në tendera e kryer në formën e bashkëpunimit të grupit kriminal, heqje e paligjshme e lirisë, konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës, grup të strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.
“Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në burg”, ndaj shtetasit në hetim E.A., e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal. (pa ekzekutuar)”, thuhet në njoftimin e SPAK.
