Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli kohëve të fundit ka filluar të shpërndajë fotografi nga rinia e tij.
Pacolli sot në rrjetin social Facebook ka postuar një fotografi me nënën dhe babanë e tij, duke lënë një porosi domethënëse.
“Kurrë mos harroni nga vini, kush ishit dhe çfarë keni kaluar në jetë”, shkroi Pacolli.
Pacolli kohë pas kohe poston fotografi me familjen e tij, për të cilën thotë se është shumë krenar. Ai asnjëherë nuk heziton të tregojë se çfarë ka kaluar për të arritur aty ku është sot.
Më poshtë mund të shihni fotografinë e postuar nga Pacolli me nënën dhe babanë e tij: