Kryetari i PD, Sali Berisha ka treguar në emisionin “Opinion” takimin e parë me heroin e demokracisë Azem Hajdarin.
Berisha thotë se takimi i parë me Hajdarin ka qenë në dhjetor të vitit 1990 kur nisën protestat studentore kundër sistemit komunist.
Kryedemokrati ka treguar dhe bashkëbisedimin që ka bërë me Hajdarin dhe studentët e tjerë që merrnin pjesë në protestë.
“Unë u ndodha përball demonstratës bashkë me Bensik Mustafajin, atyre iu vërsulën me egërsi, skena barbare. Studentët, Azem Hajdari ngrihej mbi supet e tyre dhe brohorisnin “poshtë dinastia” dhe “liri demokraci”. I mbushën IFAT me të plagosurit dhe u shpërndanë. Studentët e konvikteve shkuan në konvikte, por gjithmonë rrinin gati. U nisëm drejt konvikteve me Mustafajin, i gjetëm ne një në lëndinë, tani është bërë ndërtim, ishte Azem Hajdari me një grup të vogël. Na thanë a do na përfaqësoni ju ne në takime, u thash jo, përfaqësoni ju veten e ne ju mbështesim. Mustafaji e njihnet Azem Hajdarin, unë nuk e njihja. Ky ishte takimi im i parë me Azem Hajdarin. Më bën dy kërkesa, të kujdesesha për studentët e të plagosurve dhe e dyta lirimin e të burgosurve, këtë nuk e bëja dot se nuk e njihja sistemin e burgjeve.”-tha Berisha.
