Pas 9 ditësh në gjendje kritike, humb jetën 15-vjeçari që u plagos me thikë në Durrës/ Bashkëmoshatari e goditi pas një konflikti të nisur për një koment në TikTok

15‑vjeçari që u plagos disa ditë më parë me thikë në zemër gjatë një konflikti mes adoleshentësh në Durrës ka humbur jetën. I mituri u dërgua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua menjëherë një ndërhyrjeje kirurgjikale, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

Spitali i Durrësit ka konfirmuar një ditë më parë se adoleshenti ndodhej në gjendje shumë të rëndë, i intubuar dhe në reanimacion. Konflikti që çoi në ngjarjen tragjike dyshohet se nisi pas një komenti në rrjetet sociale, duke përshkallëzuar më pas në dhunë fizike.


Shtuar 4.12.2025 19:58