Turqia ka thirrur ambasadorin e Ukrainës dhe të ngarkuarin me punë të Rusisë në Ministrinë e Jashtme turke. Mediat e huaja shkruajnë se ky takim u thirr për të përcjellë shqetësimet e saj, në lidhje me një seri sulmesh ndaj anijeve të lidhura me Rusinë. Këto sulme u bënë brenda zonës së saj ekskluzive ekonomike në Detin e Zi.
“Ne kemi qenë dëshmitarë të një përshkallëzimi shumë serioz në javët e fundit në luftën Rusi-Ukrainë me sulme nga të dyja palët. Dhe së fundmi, ka pasur disa sulme në Detin e Zi brenda Zonës sonë Ekskluzive Ekonomike”, tha Ekinci para komisionit të punëve të jashtme të parlamentit.
