E rëndë në Vlorë, 50-vjeçarja rrëzohet në bulevard dhe humb jetën

Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku sipas informacioneve policore, një grua rreth moshës 50-vjeç ka humbur jetën.

Sipas uniformave blu, ajo është rrëzuar teksa po ecte në Bulevardin “Ismail Qemali”.

Bëhet me dije se nga rrëzimi, gruaja ka përplasur kokën në një prej bordurave të bulevardit ç’ka ka rezultuar fatale për të.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

Vlorë/Informacion paraprak:

“Sot, rreth orës 11:30, në lagjen “Pavarësia 2”, në bulevard, përballë stadiumit, një shtetase rreth 50 vjeçe dyshohet se si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar dhe është përplasur në trotuar, duke ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e viktimës”.


Shtuar 4.12.2025 12:47