Ervin Salianji bëri një postim në rrjetet sociale pas takimit të sotëm me demokratët në Durrës, të cilët i falenderon për pjesëmarrjen.
Salianji shkruan se demokratët sot ishin të shumtë dhe takimi me ta ishte emocionues. Sakaq, bëri edhe një herë thirrje për t’u bashkuar dhe për ripërtëritjen e partisë.
Postimi i Salianjit në Facebook:
Një falenderim zemre për të gjithë demokratët e Durrësit, që na u bashkuan sot aq të shumtë dhe me plot shpresë. Ishte emocionuese.
Nisëm nga aty një perpjekje pa kthim , për ta zgjuar dhe ripërtërirë Partinë Demokratike, për ta bashkuar më shumë dhe të gjithë bashkë të shkojmë drejt fitores!
Mirënjohje përjetë për demokratët e Durrësit!


