Aksident i shumëfishtë në autostradën Elbasan–Tiranë/ Mbi 10 mjete të përfshira, kaos në qarkullim

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin autostrada Elbasan–Tuneli i Krrabës. Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dhjetë automjete, pas përplasjes zinxhir.

Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohen dëme në njerëz, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Si pasojë e aksidentit zingjir u krijua kaos në qarkullim.

Ndërkohë, Policia Rrugore dhe shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje, ndërsa po punojnë për normalizimin e situatës dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 28.11.2025 17:57