Sulmi ndaj dy ushtarëve të Gardës Kombëtare, autori i dyshuar ka punuar me CIA-n në Afganistan!

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga të shtënat me armë të ndodhura pranë Shtëpisë së Bardhë ku u qëlluan me armë dy ushtarë të Gardës Kombëtare.

Drejtori i CIA, Ratclife ka thënë se autori i dyshuar, Rahmanullah Lakanwal ka punuar më parë me CIA në Afganistan.

Ushtarët që mbetën të plagosur i janë nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, për shkak të gjendjes kritike.

Gjithashtu, drejtori i CIA-s, John Ratcliffe tha se autorit të dyshuar iu lejua të hynte në SHBA “për shkak të punës së tij të mëparshme me qeverinë amerikane”.


Shtuar 27.11.2025 18:42