Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë

Mëngjesin e sotëm, një banesë njëkatëshe është përfshirë nga flakët në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës.

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 08:00 dhe ka shkatërruar plotësisht njërën prej dhomave të shtëpisë.

Në momentin e ngjarjes, askush nga familjarët nuk ndodhej në banesë. Flakët janë vënë re nga fqinjët, të cilët kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësit dhe policinë.

Sipas informacionit paraprak, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një rezistencë elektrike e lënë e ndezur.

Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

 


Shtuar 27.11.2025 09:38