Mëngjesin e sotëm, ka ndërruar jetë këngëtari Shpat Kasapi. Mësohet se këngëtari i pop-muzikës, ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër.
Këngëtari nga Tetova, ka pas një karrierë të gjatë muzikore dhe këngë që do të lënë gjurmë në historinë artit.
Përmes zërit të tij të veçantë, Kasapi, u bë i njohur dhe vulosi suksesin e tij me disa këngë që u kthyen hit, si ‘Valle Kosovare’ apo dhe ‘Axhamiu’.
Mësohet se Shpat Kasapi ishte në një tur muzikor në Itali, ndërsa thuhet se ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak.
Lajmi ka tronditur mbarë shqiptarët dhe artdashësit e tij.

