Anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, Asim Vokshi betohet para Presidentit

Anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, Asim Vokshi, betohet para presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Ai do të zëvendësojë Holta Zaçajn, mandati i së cilës ka mbaruar që në muajin prill.

Kujtojmë se Gjykata e Lartë, shpalli fitues Asim Vokshin për zëvendësimin e Zaçajt, por rezultati u kundërshtua nga kandidatja tjetër Naureda Llagami.

Kjo e fundit pretendoi në Administrative dhe më pas në Kushtetuese, që një votë e shpallur e pavlefshme, i takonte asaj, e rrjedhimisht e bënte atë gjyqtare kushtetuese.

Me ikjen e Zaçajt, gjykata duhet të zgjedhë edhe një kryetar të ri, ndërsa përkohësisht institucioni i lartë i drejtësisë drejtohet nga nënkryetarja Marsida Xhaferllari.