Ish-polici i Kosovës, Arbnor Spahiu lirohet nga paraburgimi në Serbi

Ka marrë fund burgosja pa prova e ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu në Serbi.

Avokati i tij Arianit Koci konfirmoi lajmin për Radion Evropa e Lirë duke shtuar se tani ai është kthyer pranë familjes së tij në Kosovë pasi autoritetet serbe nuk kanë pasur asnjë provë për të mbështetur akuzën e tyre për vrasje të rëndë.

Në Prishtinë është protestuar disa herë nga qytetarë dhe aktivistë për arrestimin e padrejtë që iu bë më 7 qershor në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, teksa kthehej nga Austria në Kosovë me autobus së bashku me familjen e tij.

Serbia e akuzoi atë si autor të sulmit në Banjskë në shtator të vitit 2023, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, pavarësisht se përgjegjësinë për sulmin e mori Milan Radoicic, ish-nenkryetari i Listes Serbe.

Ndërkohë që vazhdon gjykimi në prishtinë i tre prej 45 të akuzuarve për terrorizëm.


Shtuar 22.11.2025 23:24