Punësimi i Muçi Shaljanit në AMP/ Arrestimi i 2 policëve, Gjykata Penale e Tiranës: Masa e paligjshme

Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur që arrestimi i dy policëve të Komisariatit Nr.3, Bruno Cara dhe Arshim Zajmi, të jetë i paligjshëm, duke mos caktuar asnjë masë sigurimi ndaj tyre.

Prokuroria kishte kërkuar masat e sigurimit “detyrim paraqitje” dhe ndalimin për të dalë jashtë vendit, deri në përfundimin e hetimeve.

Dy efektivët janë proceduar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) pasi dyshohet se kanë dhënë vërtetimin për të punësuar Muci Shaljanin, në kundërshtim me rregullat e shërbimit.

Gjykata pritet të vazhdojë hetimet për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes.

Dy efektivët u ndaluan pas atentatit të së martës në rrethrrotullimin e Rinasit, ku mbeti i vrarë 47-vjeçari Gilamndo Dani dhe u plagos punonjësi i AMP-së, 40-vjeçari Muçi Shaljani (Sheqeri), i cili humbi jetën ditën e sotme.


Shtuar 15.11.2025 15:51

Tags: ,