Modelja e njohur Vesa Vllasaliu ka bërë të ditur për ndjekësit e saj prej disa javësh se është në një lidhje me sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku.
Edhe pse për më shumë se një vit e mbajtën të fshehtë romancën mes tyre, ishte vetë Vesa ajo e cila konfirmoi lidhjen në përvjetorin e tyre, duke publikuar një foto të luleve që Daku i kishte dhuruar dhe disa foto duke u puthur.
Tashmë çifti nuk ka nguruar të ndaj foto krah njëri-tjetrit dhe sidomos Vesa, e cila në rrjetet sociale ka deklaruar se është nuse Gjilani.
Së fundmi, në një sesion pyetje-përgjigje në rrjetet sociale, një ndjekës e ka pyetur modelen: “A do të bëhesh nuse në Tetovë?”, por përgjigjja e Vesës ka qenë e qartë dhe e drejtpërdrejtë: “Jam nuse në Gjilan”.
Por surprizat nuk përfunduan këtu! Mbrëmjen e sotme, modelja tregoi mbështetjen e saj për Mirlindin teksa Kombëtarja shqiptare luan kundër Andorrës.
Ajo publikoi një foto të një bebeje në “Instastory” dhe shkroi: “Forca Daja Mirlind”, duke treguar dashurinë dhe mbështetjen e saj për sulmuesin.
Kujtojmë se Vesa është parë shpesh duke e përkrahur Dakun në ndeshje të ndryshme, përfshirë edhe në stadiumin “Air Albania”, gjatë përballjeve të tij.


