Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij këtë të mërkurë.
Sipas mediave kosovare, vendimi i Krasniqit vjen si pasojë e mosarritjes së objektivave të PDK-së në zgjedhjet e fundit lokale.
Para dorëheqjes, Krasniqi kishte paralajmëruar një konferencë për media, e cila pritej të mbahej pas mbledhjes së rregullt të Kryesisë së partisë.
Memli Krasniqi u zgjodh kryetar i PDK-së më 3 korrik 2021, me shumicën e votave të delegatëve të partisë. Ai ishte kandidati i vetëm në garë, pasi asnjë anëtar tjetër i PDK-së nuk kishte paraqitur kandidaturë për këtë post.
