Barcelona ka përfituar nga hapi fals i Real Madrid në këtë javë të kampionatit dhe falë një fitoreje bindëse ndaj Celta Vigos me shifrat 4-2, i është afruar me 3 pikë kryesuesve të La Liga.
Suksesi erdhi pas një ndeshje shumë argëtuese, sidomos në pjesën e parë ku dy herë radhazi Levandovski i dha avantazhin Barcelonës dhe brenda pak minutash vendasit rivendosnin baraspeshën. Një gol i Jamal në fundin e pjesës së parë, bëri që skuadra e Flik të shkonte në avantazh në pushimin e sfidës.
Në pjesën e dytë, u desh një tjetër gol i Levandovskit që katalanasit të siguronin tre pikët, në një ndeshje të cilën e mbyllën me 10 futbollistë pas kartonit të kuq të De Jong.
SHIKONI GOLAT:
Goli i tretë i Levandovskit (VIDEO)
Goli i Jamal (VIDEO)
Goli i B. Iglesias (VIDEO)
Goli i dytë i Levandovskit (VIDEO)
