Në një prononcim për mediat, kandidatja socialiste për bashkinë e Vlorës, Brunilda Mersini, u bëri thirrje qytetarëve të Vlorës të votojnë me zemër, mendje dhe përgjegjësi qytetare për të mirën e qytetit.
Brunilda Mersini, garon për bashkinë e Vlorës, kundrejt kandidatit të pavarur të mbështetur nga PD, Dionis Sota dhe kandidatit të pavarur Gjergj Nika.
Ajo tha se është e kënaqur me pjesëmarrjen në votim.
E pyetur nga gazetarët se çfarë simbolizon dita me shi për Vlorën, Mersini replikoi duke thënë “Shiu ka gjithmonë mbarësi, jo vetëm në Vlorë, por kudo”.
Brunilda Mersini: Shumë faleminderit për suportin tuaj edhe për këtë ditë të shënuar. Është një ditë e shënuar jo vetëm për mua personalisht që kandidoj si e para grua në siglën e partisë socialiste, një grua që e ndjek ritmin e qytetit, energjinë e tij, që njeh njerëzit e qytetit dhe ka përkushtimin e njerëzve. Por më e rëndësishme se mua, kjo ditë është për qytetin, për qytetarët e Vlorës që kanë treguar gjithmonë kulturë demokratike dhe përgjegjësi qytetare në ditën e zgjedhjeve. Uroj që ata të votojnë sot me zemër, me mendje dhe përgjegjësi qytetare për më të mirën e Vlorës. Pjesëmarrja është shumë e mir, jemi të kënaqur me pjesëmarrjen. Shiu ka gjithmonë mbarësi, jo vetëm në Vlorë, por kudo.
