Ditën e sotme, mbahet zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki të vendit. Kryeministri Edi Rama, ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë për të zgjedhurit lokale.
“MIRËMËNGJES dhe me ftesën për qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit e Tepelenës, për të votuar sot në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryebashkiakët e rinj, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan ai në një postim në Facebook.
Sot, mbi 335 mijë qytetarë janë thirrur në votime për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj në Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat, ndërsa procesi po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie nga Policia e Shtetit.
