Meriton Mjekiqi flet për premierën e filmit, Rike Roçin “thumbon” në rrjet: Pse gënjen?

Në premierën e filmit të ri “ADN”, Meriton Mjekiqi ka rrëfyer për herë të parë takimin e tij me Rike Roçin, pas një periudhe të gjatë pa komunikim.

Gjatë një interviste për Prive, ai zbuloi se takimi mes tyre ka ndodhur krejt rastësisht.

“Pas një kohe që nuk kishim pasur kontakt, u takuam dhe folëm sërish,” tha Meritoni.

Deklarata e tij mori menjëherë vëmendjen e rrjeteve sociale, ndërsa pak më vonë edhe Rike reagoi në mënyrën e saj karakteristike përmes një postimi në InstaStory.

Në momentin kur Meritoni tregonte për rolin e tij në filmin “ADN”, ai pranoi se në fillim kishte hezituar ta pranonte ftesën: “Erdhi ftesa, fillimisht s’desha ta pranoja, por më pas e pranova.”

Menjëherë pas kësaj deklarate, Rike publikoi intervistën e Meritonit, ku shkruante: “Pse gënjen?”

Ndërkohë, një tjetër moment që ka bërë bujë në rrjete është skena e puthjes mes Erjola Doçit dhe Meritonit në film, e cila është pjesë e skenarit dhe e interpretuar si pjesë natyrshme e rolit.


Shtuar 18.10.2025 16:08

Tags: ,