Ish-deputeti Edmond Spaho i cili në zgjedhjet e 11 Majit nuk arriti të marrë një mandat tjetër, duket se tashmë është në kërkim të një pune.
Teksa në rrjete sociale dhe media qarkullojnë lajme se Monika Kryemadhi i është futur botës së kinematografisë, Spaho i kërkon që t’i gjejë ndonjë rol në film.
“Monikë, shih mos gjen ndonjë rol për mua në atë film.”-shkruan Spaho në rrjete sociale.
Së fundmi, Monika Kryemadhi ka bërë me dije se ka marrë pjesë në një film ndërsa detajet nuk dihen ende.