Disa ditë pas talljes që kryeministri Edi Rama dhe Macron bënë me Donald Trump, ky i fundit duket se ka dashur të ‘sqarohet’ me presidentin e Francës.
Bëhet fjalë për momentin kur Edi Rama, zgjodhi të bënte shaka me lapsusin e Trump, i cili deklaronte se i kishte dhënë fund luftës mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, duke ngatërruar vendin tonë me Armeninë.
Por ditën e djeshme në samitin e Gazës në Egjipt, Daily Mail, pretendon se në sajë të ekspertëve të leximit të buzëve është zbërthyer biseda mes Trump dhe Macron, duke zbuluar mes dy liderëve është folur pikërisht për këtë episod.
Dialogu:
Trump: Gëzohem shumë që të shoh! Pra ti je dakord?
Macron kthen kokën nga ana tjetër dhe i jep një përgjigje që nuk mund të lexohet.
Trump: Je i sinqertë?
Macron: Sigurisht.
Presidenti amerikan më pas i shtrëngoi fort dorën Macron-it përpara se të përgjigjej: Në rregull, tani dua të di pse më lëndove. E di tashmë.
Po bëj paqe. Hajde tani. Unë lëndoj vetëm ata që lëndojnë të tjerët
Macron: E kuptoj. Do ta shohim këtë.
Trump: Do ta shohësh çfarë do të ndodhë. Do të shihemi pas pak.