Zjarri masiv në Peqin, “shkrumbohen” hapësia të mëdha me pemë frutore

Një zjarr me përmasa të mëdha është konstatuar këtë pasdite në fshatin Fatisht në bashkinë Peqin. Flakët janë përhapur me shpejtësi duke vënë në rrezik disa banaesa dhe fusha me pemë që gjenden pranë.

Raportimet paraprake dëshmojnë se zjarri ka nisur në një zonë me bismësi të dendur dhe është përhapur menjëherë për shkak të erës dhe temperaturave të larta. Shërbimet e zjarrëfikseve janë lajmëruar nga banorët dhe momentalisht janë duke punuar për vënien nën kontroll të flakëve.

Dëmet materiale priten të jenë të konsiderueshme, por nuk raportohet për të lënduar. Në ndihmë të zjarrfikësve lokalë janë angazhuar edhe forca shtesë nga bashki të tjera, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit.


Shtuar 13.10.2025 16:44

Tags: ,