Tensione gjatë seancës plenare/ Debat i ashpër mes Koçiut dhe Nokës: Mos m’u drejto me gisht, turp të kesh

Këtë të enjte, ka pasur tensione gjatë seancës plenare. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i ka hequr të drejtën e fjalës deputetit të PD-së, Flamur Noka.

Vendimi u mor për shkak se demokrati shkoi drejt foltores gjatë fjalës së ministres së Brendshme, Albana Koçiu, ku i kërkuan dorëheqjen për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.

“Duhet t’ju vijë turp”, iu drejtua Noka ministres së Brendshme, teksa kjo e fundit iu kthye: “Nuk më intimidon duke më drejtuar gishtin. Jam një grua në detyrë, mos e politizo situatën. Trup të kesh ti nga mëngjesi deri në darkë”.

Ndërsa kryeparlamentari pasi i dha masën disiplonore të vërejtjes, i hoqi të drejtën e fjalës.

“Zoti Noka vërejtje sipas rregullores. Duke qenë se morët një tërheqje vëmendje dhe një vërejtje dhe përdorët fjalë fyese që cënojnë drejtuesin e seancës, ju heq të drejtën e fjalës për ditën e sotme”, tha Peleshi.


Shtuar 9.10.2025 11:41