Prej 3 ditësh në Sharm el-Sheikh të Egjiptit po zhvillohen bisedime për arritjen e armëpushimit dhe të paqes me Izraelit dhe Gazës.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se bisedimet kanë përparuar dhe se kanë hyrë në orët kritike. Zyrtarët izraelitë besojnë se një marrëveshje paqeje do të arrihet brenda 24 deri në 36 orëve të ardhshme
Burime për The Times of Israel bëjnë me dije se faza e parë e planit të paqes së presidentit të SHBA-mund të nënshkruhet ditën e nesërme. Faza e parë parashikon lirimin e menjëhershëm të pengjeve dhe shkëmbimin e tyre.
Edhe pse prezantimi i planit të paqes nga Trump u mirëprit nga shtetet konfliktuale, bombardimet në Gaza nuk kanë ndaluar ndërsa 3 anije të nisura me ndihma për banorët e Palestinës, janë ndaluar në kufi nga ushtria izraelite dhe nuk janë lënë të kalojnë.