Bjeshkët e Javorrit të Degës, në Tropojë, janë pushtuar nga reshjet e dendura të dëborës. Për pasojë, dy të moshuar janë bllokuar.
Ata ndodheshin në stan dhe nuk kanë mundur të lëvizin, për shkak të borës së madhe.
Në përpjekje për t’u ardhur në ndihmë, djali i tyre ka shkuar me automjet, por edhe ai ka mbetur i bllokuar.
Autoritetet vendore po ndjekin situatën dhe bashkia ka deklaruar se janë duke marrë masat e nevojshme, për të nxjerrë të sigurt tre personat e mbetur të izoluar.