A ka një emër PD si kandidaturë për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi: Ja për çfarë jemi dakordësuar

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi, ka deklaruar se me aleatët janë dakordësuar për një kandidaturë në Tiranë që, sipas tij, do të unifikojë të gjithë spektrin opozitar.

“Ky është lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët e Tiranës që forcat politike kanë një lloj konsensusi për të dalë me një emër, i cili mund të përballet në ditën më të parë me Ogerta Manastirliun”, u shpreh ai.

Këlliçi shtoi se janë diskutuar emra të përveçëm, por që nuk do ta bëjë publike, duke theksuar se ka edhe dakordësinë e PD-së.

“Të kemi një kandidaturë që të bëjë ndryshimin në Tiranë”, përfundoi Këlliçi.

Belind Këlliçi: Ishte një takim shumë pozitiv e produktiv, kemi rëndë dakord për një kandidaturë që duhet të unifikojë të gjithë spektrin opozitar. Ky është lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët e Tiranës që forcat politike kanë një lloj konsensusi për të dalë me një emër, i cili mund të përballet në ditën më të parë me Ogerta Manastirliun, kandidaten që simbolizon COVID dhe vdekjen në kryeqytet e ta mposhtim.

Kemi diskutuar emra të përveçëm, kemi rakorduar sa i përket profilit që do të duhet të kemi për një kandidat.

Unë s’kam ndërmend të dal me emra konkret ditën e sotme. Do të shqyrtojmë çdo propozim e emër.

Ky emër a e ka dakordësinë tuaj?

Ky emër ka marrë OK nga ana jonë për t’u shqyrtuar, do ta shqyrtojmë në ditët në vijim sepse edhe koha nuk pret. Do ia bëjmë me dije publikut, të kemi një kandidaturë që të bëjë ndryshimin në Tiranë.


Shtuar 1.10.2025 11:34