Miley Cyrus zbulon se rindërtoi shtëpinë që u dogj në Malibu: Më ndryshoi jetën

Miley Cyrus ka zbuluar se shtëpia e saj në Malibu është rinovuar pothuajse plotësisht pas shtatë vitesh.

Ndërsa po bisedonte me Pamela Anderson për numrin e ri të CR Fashion Book, Cyrus zbuloi se shtëpia është pothuajse e përfunduar pasi u shkatërrua nga një seri zjarresh në vitin 2018.
“Po punoj për rindërtimin. Humba shtëpinë time në zjarrin e Woolsey dhe e kam rindërtuar atë për pesë vjet. Duket se do të jetë gati për mua në javët e ardhshme”, tha ajo.
Ajo më parë e ndante këtë shtëpi me ish-bashkëshortin e saj, Liam Hemsworth.

Cyrus ishte në Afrikën e Jugut kur shpërtheu zjarri.

“Ajo shtëpi kishte shumë magji. Regjistrova albumin tim të parë atje dhe, në fund, gjithçka ma ndryshoi vërtet jetën. Më vonë, e kuptova se ishte bekimi më i madh. Humbja e gjithçkaje, mundësia për të rindërtuar dhe zgjedhur çdo mobilie. Kur kjo ndodhi, shumë nga lidhjet e mia me njerëzit u zhdukën dhe kjo më solli përsëri në një magji dhe mirënjohje të tillë”, tha tutje.
Cyrus gjithashtu thekson se zëri i saj ndryshoi pas shkatërrimit të shtëpisë.

“Jam shumë ndryshe, zëri im ndryshoi shumë pas zjarrit. Fillova të këndoja më mirë, sikur diçka brenda meje u çlirua”, shtoi mes tjerash.


Shtuar 30.09.2025 14:46