Princi William ka folur hapur për sfidat e mëdha që ka përjetuar familja mbretërore gjatë viteve të fundit, duke e quajtur periudhën 2023–2024 “më të vështirën e jetës sime”.
Deklarata u bë gjatë një episodi special të emisionit “The Reluctant Traveler” në Apple TV+, ku aktori Eugene Levy viziton Mbretërinë e Bashkuar dhe takon princin në Kështjellën Windsor. Në një moment të sinqertë, William u shpreh:
“Jeta na teston. Aftësia për të kapërcyer këto sfida na formon si njerëz.”
William ndau se, përveç detyrave të tij mbretërore, pjesa më e rëndësishme në kohën e lirë për të është gjumi, duke theksuar lodhjen që vjen nga prindërimi i tre fëmijëve të vegjël, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis.
Gjatë bisedës, ai foli për vështirësitë që kanë përfshirë familjen: në mars 2024, bashkëshortja e tij, Kate Middleton, zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer. Pas disa muajsh trajtimi, në janar 2025 ajo njoftoi se ishte në remisje dhe prej atëherë është rikthyer në shumë angazhime publike. Edhe babai i William, Mbreti Charles, është diagnostikuar me kancer gjatë kësaj periudhe.
“Ka qenë brutale, por jam shumë krenar për babain dhe bashkëshorten time për mënyrën si e kanë përballuar këtë periudhë.”