EMRI/ Aksident i rëndë në Peqin, humb jetën punonjësi i pastrimit, trupi i shtrirë në mes të rrugës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Përparim të Peqinit.

Raportohet se furgoni është përplasur me një makinë pastrimi (automjet i mbeturinave), duke shkaktuar humbjen e jetës së një punonjësi të pastrimit, i identifikuar si Bedri Dedej.

Përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë e goditjes ka ndërruar jetë në vendngjarje punonjësi i mbeturinave, i cili ndodhej pranë mjetit të punës në momentin e aksidentit

Burimet mediatike bëjnë me dije se trupi i pajetë ndodhet i shtrirë në mes të rrugës.

Policia dhe shërbimet emergjente ndodhen në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për përcaktimin e përgjegjësive.


Shtuar 25.09.2025 21:21