Sllovenia i ndalon Benjamin Netanyahut hyrjen në territorin e saj

Sllovenia i ka ndaluar kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu. Ky veprim erdhi pas një ndalimi ndaj dy ministrave të ekstremit të djathtë në kabinetin izraelit në korrik. Sllovenia e cila është anëtare e Bashkimit Evropian, njohu shtetin palestinez vitin e kaluar.

Porotothema raportoi se shumica e vendeve në kontinentin evropian e kanë njohur shtetin e Palestinës, pas njoftimeve zyrtare të bëra nga podiumi i OKB-së nga Franca, Belgjika, Luksemburgu dhe Malta, pas pothuajse dy vitesh lufte në Rripin e Gazës. Sipas të dhënave zyrtare 151 vende nga 193 shtetet anëtare të OKB-së tashmë e njohin shtetin e Palestinës. Nga ana tjetër Benjamin Netanyahu kritikoi udhëheqësit që e njohën shtetin palestinez.

“Në Asamblenë e Përgjithshme, unë do të tregoj të vërtetën tone, të vërtetën e qytetarëve të Izraelit , të vërtetën e ushtarëve izraelitë, të vërtetën e kombit tonë”, tha Netanyahu në aeroportin Ben Gurion përpara se të nisej.

Ai shtoi gjithashtu se do ti denonconte udhëheqësit të cilët njohën shtetin e Palestinës, pasi sipas tij ata duan tu japin palistinezëve një shtet në zemër të Izraelit. Ndërsa përsëriti se ardhja e shtetit palestinez nuk do të ndodhë.

“Do t’i denoncoj këta udhëheqës të cilët, në vend që të dënojnë vrasësit, përdhunuesit, ata që dogjën fëmijët, duan t’u japin atyre një shtet në zemër të Tokës së Izraelit” tha Netanyahu.


Shtuar 25.09.2025 17:15