Niveli i lartë pesticidesh/ AKU bllokon ngarkesa me pjeshkë nga Greqia: Shëndeti i konsumatorëve në rrezik

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar ngarkesa me pjeshkë të importuara nga Greqia. Pas kontrolleve të bëra pjeshkët rezultonin me nivel të lartë pesticidesh. Produkti është klasifikuar me risk për shëndetin e njeriut dhe është raportuar menjëherë në sistemin evropian të sigurisë ushqimore RASFF. Sipas njoftimit të AKU-së pjeshkat e importuara nga Greqia rezultuan me mbetje të pesticidit Phosmet në nivele të tejkaluara nga normat e lejuara.

Njoftim i AKU:

Bazuar në kontrollet zyrtare të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka rezultuar se produkti pjeshkë, i importuar nga Greqia, pas analizimit është konstatuar me praninë mbi normë të mbetjes së pesticidit Phosmet, me risk për shëndetin e njeriut.

PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:

Kategoria e produktit: fruta – perime

Emri i produktit: pjeshkë

Vendi i origjinës: Greqi

Operatori i biznesit ushqimor ka njoftuar subjektet, ku ka shpërndarë produktin, për kthimin e tij në rast se e kanë ende në gjendje.

AKU për këtë rast ka bërë njoftimin përkatës pranë kategorisë së Njoftimeve RASFF.


Shtuar 24.09.2025 16:33

Tags: ,