Arbana “e çmendur” për Eduartin, nuk i reziston dot as në Instagram (FOTO LAJM)

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë kthyer në një prej çifteve më të dashur dhe më të pëlqyer për publikun shqiptar. Dyshja prej ditësh kanë zgjedhur që të kalojnë ditët e ngrohta të verës në shtetin fqinjë, Greqinë, ku dhe po kalojnë momente të paharrueshme së bashku.

Edhe pse me pushime, ato nuk kanë qëndruar larg fansave të tyre, me të cilët kanë ndarë gjithë përjetimet e këtyre ditëve të bukura me familjen.

Së fundmi, Edi ka publikuar një foto në rrjete sociale, por ka qenë komenti i Arbanës ai që i ka marrë të gjithë vëmendjen. Moderatorja e ka ripostuar këtë imazh në “InstaStory”-n e saj, ku i ka bërë një kompliment goxha të bukur gjysmës së saj.

“Dritë dielli”, ka shkruar Arbana krahas fotos ku regjisori duket duke qeshur.

Epo, për këto lloj kometesh ia vlen që të merret e gjithë vëmendja.

Kujtojmë se në muajin tetor të vitit të shkuar, Arbana Osmani solli në jetë fëmijën e saj të dytë si fryt i dashurisë me Edin. Ajo lindi sërish një djalë dhe të voglin e pagëzuan me emrin Diell. Dyshja paralajmëruar prej kohësh se për djalin do të zgjidhnin një emër shqiptar, siç është edhe emri i Jonit, djalit të madh të moderatores.


Shtuar 6.07.2021 10:12