Funerali i Charlie Kirk bën bashkë Trump dhe Musk, zbardhet biseda: Kam dëgjuar që doje të flisnim

Ditën e djeshme, Presidenti amerikan Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk, u ribashkuan në funeralin e Charlie Kirk, disa muaj pas grindjes së tyre publike.

Themeluesi miliarder i Teslës, shtrëngoi duart me Trump në hapësirën e dedikuar për ta brenda State Farm Arena në Glendale, Arizona , ndërsa më shumë se 60,000 të pranishëm i thanë lamtumirë ndikuesit konservator.

Trump dhe Musk folën për një moment të shkurtër përpara se të ndaheshin.

Ekspertja e transkriptimit të buzëve, Nicola Hickling, zbuloi se Trump e pyeti “si je?” ndërsa iu drejtua Musk për ta përshëndetur.

Musk më pas dukej sikur ngriti supet ndërsa Trump tha: “Pra, Elon, kam dëgjuar që doje të flisnim.”

Me kreun e UFC-së, Dana White, që iu bashkua bisedës, Trump sugjeroi: “Le të përpiqemi të gjejmë një mënyrë për t’u rikthyer në rrugën e duhur”.

Musk përgjigjet duke tundur kokën. Presidenti më pas i afron dorën dhe i thotë: “Më ke munguar”.

Musk është përfshirë në një seri sulmesh në mediat sociale që nga qershori i vitit 2025, kur la rolin e tij si kreu i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE).

Biznesmeni sulmoi Trumpin për Aktin ‘One Big Beautiful Bill’, një legjislacion historik për administratën e tij të dytë. Musk paralajmëroi se kjo mund t’u kushtojë taksapaguesve miliarda dhe të rrisë borxhin qeveritar.

 


Shtuar 22.09.2025 10:56