Forcat Operacionale aksion në burgun e Peqinit/ Bastisen qelitë e të burgosurve përjetë, ja çfarë po kërkon policia

Forcat operacionale të policisë së burgjeve, kanë kryer kontrolle në mesnatë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin.

Subjekt kontrolli kanë qenë edhe persona që vuajnë burgime të përjetshme.

Në fokus të forcave operacionale, kanë qenë gjetja e sendeve të kundraligjshme si; telefona apo sende të tjera komunikimi.

Mësohet se efektivët kanë gjetur disa sende me vlerë për hetimin, por nuk bëhet e ditur se kujt nga të burgosurve i janë kapur.